Rama paralajmëron: Të gjithë të fortët në rresht

schedule17:49 - 22 Tetor, 2018

schedule 17:49 - 22 Tetor, 2018

Kryeministri Rama paralajmëron një tjetër operacion për goditjen e grupeve kriminale. Gjatë një takimi në Laprakë, kreu i qeverisë tha se aksionet nuk do të ndalen deri në kapjen e të fortit të fundit.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një tjetër aksion policor, që do të ketë në shenjestër grupet kriminale.

Edi Rama, kryministër:Nesër publiku do të njihet me rezultatet e një tjetër operacioni që do të jetë në vijim. Dhe do të vazhdojë deri kur i forti i fundit i këtij vendi do ta kuptoje së s’ka të fortë kur del nga shtëpia. Kur del nga shtëpia i forti është komuniteti.

Shefi i qeverisë theksoi gjatë një takimi me gra dhe vajza në Laprakë, se këto aksione do të vijojnë deri në kapjen e “të fortit” të fundit.

“Këto janë tarbiate dhe sjellje që prej vitesh kanë fituar një lloj qytetarie taman si ato ndërtimet pa leje që janë të palegalizueshme dhe në këtë aspekt dua ti siguroj të gjithë që shteti do të jetë në krahun e çdo qytetari.”

Kryeministri u shpreh se  krimi i organizuar ndër të tjera fiancon edhe aktivitetet e bixhozit, duke theksuar se paratë e këtij krimi pastrohen nëpërmjet kumarit. Ndaj kryeministri përsëriti se bastet dhe kazinotë do të mbyllen, ndërsa shtoi se nisma do të votohet diten e enjte në seancën e kuvendit.

“Në Shqipëri aktiviteti i bixhozit financohet nga krimi i organizuar. Janë para që pastrohen përmes aktivitetit të kumarit dhe eksponentë të krimit të organizuar që fshihen ose janë drejtpërdrejtë të përfshirë në këto aktivitete në pjesën e tyre më të madhe”.

Kryeministri deklaroi se pas lojerave të fatit rradhën do ta kenë lokalet që tregtojnë alkool për personat nën 18 vjeç.

Do merren masa ndaj lokaleve që shesin alkool. Do mbyllen lokalet që iu shesin fëmijëve alkool, vajzave dhe djemve që janë nën moshë. Lokalet s’janë klasa alternative e fëmijëve që prindërit i nisin në shkollë dhe përfundojnë në lokale duke pirë alkool”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!