Rama paralajmëron mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

schedule12:49 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 12:49 - 2 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama, ka vazhduar edhe ditën e sotme të paralajmërojë mediat, që të filtrojnë dhe verifikojnë informacionin, ndryshe thotë kryeministri, do të bëhet si Japonia, e cila ka marrë masa ekstreme për mediat private.

Më tej, kryeministri paralajmëron se, do të ndërmarrë masa ekstreme, deri atje ku “s’ua rrok imagjinata”, shkruan ai.

“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”, shkruan Kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!