Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga kryeministri Edi Rama për ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Kryeministri ka kërkuar dëmshpërblim monetar.
Kreu i ekzekutivit pretendon se ish-deputetja e PD-së ka bërë deklarata duke dëmtuar imazhin e tij dhe të familjarëve. Në seancën e sotme ish-deputeteja e PD-së Jorida Tabaku nuk ishte e pranishme, por zgjodhi të përfaqësohet vetëm nga avokatët.
32 fashikuj me prova kanë depozituar avokatët sot në gjykatë, ku thuhet se deklaratat e saj janë të faktuar dhe të vërteta.
Sipas Ramës, Tabaku ka deklaruar se lojërat e fatit po mbyllen në terren pasi do t’i lënë hapësirë Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, që t’i këtë nën menaxhim. Gjykata do të vendosë ditët në vazhdim nëse do të fillojë ose jo procesin gjyqësor./abcnews.al