Kryeministri Edi Rama ka përsëritur përmes rrjetit social facebook se opozita sot vetëm sa prish imazhin e Shqipërisë dhe largon turistët dhe investitorët me protestat dhe retorikën jashtë kufijve.
Përmes rubrikës së tij në Facebook “përgjigja ime” Kryeministri Rama i krijoi vetes hapësirën për të ndarë edhe njëherë shqetësimin e tij kryesor në krizën politike ku ndodhet vendi: deklaratat e kundërshtarit të tij politik.
“Është e vështirë ti gjesh fjalët për fjalët në gjuhë të huaj i atij që quhet kryetar i opozitës por nuk është as përfaqësues. Shumica s’janë si ata dhe nuk e duan baltosjene Shqipërisë në gjuhë të huaj, madje e vuajnë seriozisht dhe moralisht…”.
Pas shqetësimit madhor që i shkakton besueshmëria e fjalës së kryetarit të opozitës në atë që vetë e quan baltosje në gjuhë të huaj, kryeministri identifikon edhe viktimën e parë dhe më të rëndësishmen sipas tij, turistët e huaj.
“Godasin një burim të pazëvendësueshëm, turizmin dhe investitorin e huaj, godet edhe shqiptarët që jetojnë nëpër botë”.
Më pas, ai që prej 2 vitesh drejton i vetëm qeverinë dhe ka nën kontroll policinë e shtetit, foli për shkelës ligji të njohur botërisht, por pa ndëshkim.
“Por e mos kishte LSI nuk do kishte as shitblerje serioze vote dhe ketë e dinë të gjithë”.
Në fund kryeministri e mbylli mesazhin e tij duke deklaruar se kush nuk e do këtë qeveri, duke ju bashkuar opozitës nuk i bën aspak dëm qeverisë, por Shqipërisë./abcnews.al