Rama nxjerr pamjet nga ura e Kukësit mbi Drin: 310 metra gjatësi, struktura me çelik special

schedule18:39 - 3 Maj, 2021

schedule 18:39 - 3 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga punimet në rrugën e Kombit, urën e madhe të Kukësit mbi Drin.

Rama shprehet se ura do të jetë e varur në 310 metra gjatësi ndërkohë që struktura e saj mbajtëse kryesore do të ndërtohet me çelik special.

“Vijon pa ndërprerje puna për veprën e munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin.

* ura do te jete e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtese kryesore, do te jete një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapesirë 270m dhe lartesi 50m!”, ka shkruar kryeministri Edi Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!