“Rama nuk jep dorëheqje se do Berisha”, Bejko: Doktori është një “makinë e vjetër” që ka zënë rrugën

schedule12:10 - 27 Janar, 2023

schedule 12:10 - 27 Janar, 2023

I ftuar në studion e “Tirana Live” ka qenë anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko. Ndër të tjera ai komentoi edhe komisionin e ngritur nga grupi i Berishës për hetimin e parave ruse dhe nxitimin për të dalë në përfundime.

Ai  tha se ushtarët e Berishës nuk kanë çfarë të hetojnë pasi gjerat janë të qarta.

Bejko shton se ky ka qenë një skenar i Ramës  dhe përderisa Berisha po sulmon kryeministrin, Basha s’ka asnjë lidhje.

I pyetur nëse Berisha është më faktor politik se Basha, Bejko tha se doktori është dinamik që nuk e di se nga i vjen pse i vjen për sa kohë që ai e ka të sigurtë që nuk vjen në pushtet.

Ndërsa në lidhje me një dorëheqje të mundshme të Edi Ramës, ai u shpreh se nëse kjo do të ndodhte kurrsesi nuk do të ndodhte se ia ka kërkuar Berisha, por sepse ashtu e kanë kërkuar amerikanët.

Pjesë nga biseda në studio:

Komisioni për hetimin e parave Ruse, a ka nxitim?

Nuk e kam dëgjuar këtë, por nuk kanë çfarë të hetojnë këta ushtarët e Berishës, pasi gjërat janë të qarta.

Në këto kushte përderisa Berisha sulmon Ramën, at’herë s’ka lidhje me Bashën.

Berisha duhet të bëjë një meakulpa kur tha që Basha është kapur “peng” nga Rama. Kjo tregon që Rama në asnjë çast nuk e ka pas kapur “peng” Bashën.

Berisha e ka akuzuar Bashën si një person që i ka prishur reputacionin PD.

Me këtë veprim ish-kryeministri i mori partinë Bashës, tani na rezulton se kjo na paska qenë një gënjeshtër.

Mbështetja amerikane shumë e rëndësishme,  kështu Berisha duhet të bëjë atë që i kërkon Ramës.

Në bindjen time amerikanët e kanë ditur se pas Bashës ishte Berisha dhe Meta. Ndaj ata  nuk donin që Basha të vinte në pushtet.

Berisha më faktor politik?

Berisha është dinamik. Koha do e vërtetoj pse e ka marrë me kaq energji kur e di që nuk vjen pushtet. Kam përshtypjen se ai është në mbrojtje të vetvetes.

Ajo që unë mund të them është që kjo klasë politike është ajo klasë që Ramiz Alia i la në vitet ’90. Ramizi i la edhe sistemin, ndër të tjera.

Amerikanët e dinë që korrupsioni në vend nuk është vetëm në terma financiar dhe kjo kërcënon drejtësinë amerikane.

Mund të ndodhi që kryeministri mund të japi dorëheqjen, alternativë për të ardhur në pushtet mbetet një faktor i brendshëm i PS.

Dorëheqja e Ramës do të vijë pas asaj që kërkoi Berisha?

Mos bëni shaka. Rama nuk jep dorëheqje se ai kërkon Berisha. Rama këtu i kishte dosjet që mund të godiste Berishën, por ai e ka kursyer.

Kjo situatë na vjen nga SHBA. Deklaratat e Berishës janë retorika. Berisha nuk bën dot as revolucion, pasi nuk ka mbështetje. Forca e djathtë nuk ka lidhje me revolucion.

Ne jemi anëtar i NATO-s dhe kemi hapur negociatat me BE-në , termi revolucion është zhdukur.

Shqipërinë e kanë marrë në dorë tjetërkush për fat të mirë të shqiptarëve. Sistemi amerikan i drejtësisë është perfekt, nuk çedon në asnjë aspekt.

Paralajmërohet një protestë e mundshëm e Berishës. Nëse do të ketë zhvillime nga Gerdeci, mund të bëhet kjo protestë për të sfumuar ujërat e drejtësisë?

Nëse SPAK do bëhet trim dhe do të hetojë edhe Ramën dhe do të marrë në dorë edhe çështjen në fjalë, SPAK do të marrë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve.

SPAK duhet të bëjë atë që beri FBI-ja. Sistemin amerikan është e vështirë ta korruptosh. Kështu nuk ka asnjë shanc që Berisha të ketë dalë “non grata” se ka lobuar Rama.

Opinioni  i shqiptarë është kundër Berishës. Ai është si një makinë e vjetër që ka zënë rrugën dhe ka ndërprerë avancimin e të tjerëve. r.t/abcnews.al