Rama njofton mbylljen e pub-eve dhe palestrave: Si do të veprohet me baret dhe restorantet

schedule17:24 - 10 Mars, 2020

schedule 17:24 - 10 Mars, 2020

Kryeministri Rama njoftoi pak më parë në mbledhje qeverie se do të mbyllen të gjitha pub-et, diskot, palestrat dhe të gjitha aktivitetet që mbledhin njerëz.

Kryeministri theksoi gjithashtu se nuk është ende koha që të mbyllen restorantet dhe klubet, por se ato duhet të marrin masat që qytetarët të mos kenë kontakte. Duhet të marrin masa që të krijohen hapësirë deri 2 meta nga tavolina në tavolinë.

Vendimi i qeverisë u shpall nga kryeministri Rama, i cili tha se kjo është një masë për të mbrojtur qytetarët.

Rama tha se nga nesër do të niset në shtëpi e gjithë administrata që mund ta bëjë punën nga shtëpia me kompjutër. Nga nesër do të mbyllet shërbimi i ADISA-s.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/641804383271980/

Ndër të tjera, Rama tha:

Do ti mbyllim të gjitha Pub, palestra, disko dhe mjediset që mbledhin shumë njerëz. Më ka rënë mua për pjesë që të bëj policin, prindërin nuk doja të isha kurrë në këtë pozicion por kjo është gjëja që duhet bërë janë kufizuar kontakt në këtë institucion.

Është po kaq e rëndësishme që të jetë shumë e qartë nuk ka asnjë pengesë dhe ndalim për të gjithë mallrat është ndërprerë  transporti me Italinë nga deti dhe nga ajri, por nuk ka asnjë ndërprerje te importit apo eksportit pasi përveç të tjerash nuk ka asnjë problem.

Nuk ka nevojë për të renduar pasi të gjithë pikat e furnizimit me ushqime, me ilace mbeten aty.

Nuk është pjesë e kësaj faze që ne të mbyllim restorantet apo kafet, por është e domosdoshme që të gjitëhë restorantet edhe klubet të krijojnë një planifikim të të gjitëhë tavolinave të krijojnë një distancë deri në 2 metra pasi është shumë serioze një gjë e tillë, është njjëlloj silur të shmangesh nga plumbi.

Në vendet e tjera dhe në BE janë vendosru gjoba marramendëse.Ne jemi të vetëdishëm se këtu është nevoja për tu bërë bashkë dhe secili të bëjë detyrën, unë do të bëj detyrën, si kryeministër, si familjar, si prind si fëmijë i një nëne të sëmuerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!