Kryeministri Rama ka paralajmëruar një komunikim me gazetarët në orën 14:00 në lidhje me protestën e opozitës. Përmes një reagimi nga rrjetet sociale ai shkruan se një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot që të imponohet përmes dhunës së verbër.
“Në 14:00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente, kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta #QetësidheVendosmëri për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në Twitter.
Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente,kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta #QetësidheVendosmëri për Shqipërinë që duam??
— Edi Rama (@ediramaal) May 12, 2019
/abcnews.al