Bord Komunist, kështu e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama Bordin e Transparencës për çmimin e karburanteve. Kjo deklaratë e Ramës ka ardhur në një kohë ku çmimi i naftës në vend ka shkuar 258 lekë për litër.
Kreu i qeverisë teksa nga njëra anë pranoi se Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit në rajon, nga ana tjetër pohoi se vendi ynë ka taksat më të ulëta.
“Dje ra qeveria në Bullgari. Njëra ishte për pengmarrjen e Maqedonisë për integrimin. E dyta ishte se Bullgraia nuk ka më lek. Kjo ishte pjesa e dytë e fjalisë. E pra, situata është kudo dramatike. Nëse doni politikë këtu, bëjeni por nëse doni kontibut hajde bëjeni. Ama mos thuaj që ne vëmë tavan çmimin më të lartë. Ne nuk vëmë tavan të lartë tek karburanti. Vihet një tavan mbi të cilin nuk mund të shkojë. Gjithkush mund të vendos për më pak. Ne nuk jemi komunizëm por ekonomi tregu. Kemi një bord komunist. 100% Bord Komunist. Është shumë jashtë normale. Por na duhet.” tha Rama.
/abcnews.al/