Rama: Nis dhënia e granteve për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Kamëz

schedule11:15 - 24 Qershor, 2020

schedule 11:15 - 24 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme ka nisur dhënia e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale në Bashkinë Kamëz, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama tha se janë 771 familje që përfitojë nga këto grante për riparimin e shtëpive të tyre.

“Nis dhënia e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale në Bashkinë Kamëz, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

771 familje, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Kamëz.

Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit”, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!