Rama nga Vlora: Hapja e shkollave do sjellë rritjen e numrave, mësuesit të jenë striktë

schedule11:59 - 3 Shtator, 2020

schedule 11:59 - 3 Shtator, 2020

Teksa ndodhet në Vlorë, kryeministri Edi Rama ishte sot në shkollën “24 Maji”, e cila është rikonstruktuar.

Kreu i qeverisë foli për një proces të vështirë mësimor gjatë këtij viti, për shkak të pandemisë.

Sipas Ramës me hapjen e shkollave do të kemi edhe rritjen e rasteve me të infektuar, megjithatë, thekson ai ndarja fizike e nxënësve me shkollën nuk mund të vazhdonte më.

Kryeministri u bëri apel mësuesve, që sipas tij kanë rolin më të rëndësishëm, që të punojnë me nxënësit, për t’i orientuar ata drejt respektimit të masave.

Na është dashur ta marrim këtë vendim të vështirë. Të gjitha shtete po e marrin. Është i vështirë sepse edhe pse thuhet dhe faktet thonë që fëmijët janë më pak të rrezikuar, nuk është e vërtetë për të gjithë. E dyta, fëmijët vetë mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues.

Siç ka ndodhur në vende të tjera, do kemi prapë rritje të numrave. Por kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave është shumë e madhe. Dhe pasojat që mund të lerë janë shumë të mëdha. Midis të dyjave, në këtë zgjedhje rolin e posaçëm keni për të qenë sa më strikt.

Të jesh strikt, por i duruar. Nuk bëhet kjo me britma dhe rreshtore. Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohesh me shokun. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme për të punuar me prindërit. Duhet futur gjithë bota e fëmijëve në një kornizë. Është e nevojshme tu thuhet se është e përkohshme. Është një sfidë e madhe dhe e keni këtë barrë. Mësuesit duhet të punojnë shumë që të jenë të vetëdijshëm”, deklaroi Rama. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!