Rama: Nga korriku do të ulim taksën për bizneset mbi 80 milionë xhiro

schedule15:27 - 9 Qershor, 2018

schedule 15:27 - 9 Qershor, 2018

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Lushnjes në kuadër të turit të llogaridhënies kryeministri Edi Rama njoftoi se në korrik qeveria që drejton do të miratojë në parlament një ndryshim në paketën fiskale. Këtë kryeministri Rama e argumenton si vijim të uljes së taksave për 92% të bizneseve.

Nga Lushnja, ndalesa e radhës së turit të llogaridhënies qeveritare, kryeministri Edi Rama, pasi quajti rilindjen si qeverinë që ka ulur taksat në këto 5 vjet, njoftoi ndryshimin e radhës në paketën fiskale.

“Në korrik ne do të kalojmë një masë të re ku do të ulim taksën edhe për një pjesë tjetër të biznesit që kalon pragun e 80 milionë xhiro në vit. nga 80 milionë deri në 140 milionë do ulim taksën nga 15% në 5%”.

Portali “shqipëria që duam” ku qytetarët mund të denoncojnë ankesat që kanë ndaj zyrave të shtetit dhe retorika e shtimit të numrit të punëmarrësve nga zyrat e punësimit, morën pjesën dërrmuese të fjalës së kryeministrit.

Ankesës së një qytetari lushnjar për pamundësinë e fshatarëve në marrjen reale të subvencioneve nga shteti, kryeministri Rama i vuri përballë standardin europian.

Takimit me banorët e Lushnjes i parapriu një protestë e organizuar nga forumi rinor i Partisë Demokratike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!