462 masa disiplinore, largime nga puna apo dosje të dërguara në prokurori janë ndërmarrë prej denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes. Shifra u dha nga kryeministri Edi Rama në aktivitetin “E gjithë vëmendja për ju” që u zhvillua në qytetin e Korçës.
Bashkëqeverisja me qytetarët nuk është një slogan tha kryeministri Edi Rama. Për ta argumentuar këtë, në Korçë ndoqi dy rrugë. Fillimisht dha disa shifra.
“Platforma ka sjellë adresimin e problemeve 22 mijë e 553 qytetarë në nivel vendor dhe qendror 21 239 kanë marrë përgjigje sot, ndërkohë që mesatarisht janë 1950 çështje që trajtohen çdo muaj. 462 masash disiplinore për largime nga puna apo dosje të referuara në prokurori për të cilët hetimi administrativ ka nxjerrë përgjegjësin.”
Më pas ftoi qytetarët e thirrur në aktivitetin “E gjithë vëmendja për ju” për të treguar përvojat e tyre. Qytetarët, sipas kryeministrit, kanë gjetur urën e komunikimit me qeverinë, ndërsa punonjësit e administratës duhet të mbajnë mend.
“Edhe ai që duket më i humuri dhe më i pambrojturi, të largon nga puna nëse ti nuk e trajton ashtu siçai e meriton si qytetar i barabartë i republikës.”
Çështja trajtohet nga ministri i linjës dhe qytetari, sipas shefit të qeverisë, merr përgjigjen brenda 10 ditësh./abcnews.al