Rama nga Himara, nxit emigrantët të investojnë në agroturizëm

schedule20:44 - 22 Qershor, 2018

schedule 20:44 - 22 Qershor, 2018

Nga Himara, kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët të investojnë në agroturizëm. Shefi i qeverisë tha se qeveria do t’i mbështesë me para në dorë ata që do të ndërtojnë struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e këtij sektori.

Rreth 11 milionë euro do të lëvrohen nga buxheti i shtetit dhe Bashkimi Europian për të mbështetur ata që do të merren me agroturizëm. Nga Himara, kryeministri Edi Rama nxiti emigrantët të investojnë të ardhurat e tyre në këtë sektor.

“Qeveria financon direkt me para në dorë pa kërkesën për kthim të projekteve që shkojnë në këtë drejtim. Program synon bashkepunimin financiar me ata që janë të interesuar të ndërtojnë bujtina të vogla apo struktura të mëdha për agroturizëm. Kemi program të tërë për informimin, kemi ngritur dhe strukturë mbështetëse që të interesuarit të kenë shanse për ata që duan të aplikojnë”.

Në këtë tur llogaridhënie problemet e banorëve të fshatrave të këtyre zonave nisnin nga furnizmi me ujë, me energji elektrike, shërbimi shëndetësor, çështjet e pronave e deri tek vendimet e gjykatave. Për çdo ankesë kryeministri drejtoi qytetarët në platformën qeveritare shqipëriaqëdua.al, por jo të gjithë besojnë në të. Sipas kryeminsitrit janë 12 mijë çështjet e regjistraura në platformë, të cilat janë trajtuar nga institucionet përkatëse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!