Rama nga Elbasani: Të gjithë e dinë sa është punuar për ta kthyer në një zonë të sigurt e të qetë

schedule16:52 - 12 Prill, 2021

schedule 16:52 - 12 Prill, 2021

“Shqipëria për tu bërë e ardhmja jonë kërkon, punë e sakrifica dhe nuk bëhet me receta magjike”, kështu deklaroi kryeministri Rama në takimin elektoral me vajzat dhe gratë në qytetin e Elbasanit, ndërsa shtoi: “Këtu në Elbasan ju jeni të vetëdijshme se sa shumë është bërë për ta kthyer këtë zonë në një zonë të qetë, me siguri, ku mund të marrësh frymë lirisht që mos ndjehesh i kërcënuar nga plehrat që digjen pranë shtëpisë. Të gjitha këto janë arsye që tregojnë se kush ka bërë këto mund të bëjë më shumë”.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se sot në qeveri më shumë se gjysma përfaqësohet nga gra që kanë marrë përgjegjësi.

 

Lexo edhe: Evis Kushi: Elbasanin nuk mund ta zhvillojnë ata që e njollosin çdo vit

Po ashtu ai deklaroi se është një hedhur një bazë shumë e fortë për të transformuar qytetin e Elbasanit në një vend turistik dhe për t’i dhënë sipërmarrjes së vogël në zonë, një fuqi të shtuar.

Lexo edhe: Balla: Duhet të vinte Edi Rama për t’i dhënë Elbasanit një mushkëri të re

 “Historitë e suksesit të grave dhe vajzave janë shumë më tepër se në të shkuarën. Sot vërtet duket e zakonshme, por për të arritur këtu u desh një udhëheqje e madhe e Partisë Socialiste. Ne nuk duhet të biem pre e kënaqësisë për gjërat që kemi bërë sepse ka plot njerëz që kanë humbur durimin, por ju them se nuk ka rrugë tjetër.

Këtu në Elbasan ju jeni të vetëdijshme se sa shumë është bërë për ta kthyer këtë zonë në një zonë të qetë, me siguri, ku mund të marrësh frymë lirisht që mos ndjehesh i kërcënuar nga plehrat që digjen pranë shtëpisë. Të gjitha këto janë arsye që tregojnë se kush ka bërë këto mund të bëjë më shumë.

Këto i ka bërë fuqia për ta parë të ardhmen si sfidë dhe për të besuar,që po, ky vend bëhet dhe ne së bashku këtë vend do ta bëjmë”, tha më tej kryeministri Rama.

/abcnews.al/