Kryeministri Rama ka paraqitur strategjinë për zbatimin e reformës së ujit në vend. Shefi i qeverisë tha se aksioni për pastrimin e rrjetit nga lidhjet e paligjshme nis menjëherë e prej 1 shkurtit, familjarë a biznese që do konstatohen me lidhje të paligjshme do procedohen penalisht. Ndërsa brenda 300 ditëve tha Rama, do vendosen matësat e ujit në të gjithë territorin, për të patur pagesa dhe furnizim të rregullt për të gjithë qytetarët.
Familjet apo bizneset që furnizohen me ujë të pijshëm përmes lidhjeve të paligjshme kanë 90 ditë kohe për të rregulluar marrëdhënien e tyre me ndërmarrjen e ujësjellës -kanalizimeve.
Gjatë mbledhjes së Task-Forces për reformën e ujit kryeministri Edi Rama paralajmëroi jo vetëm prerje të lidhjeve të paligjshme, por dhe procedime penale.
Ndërkohe deri në muajin qershor të gjithë konsumatorët duhet të jenë të pajisur me matësa.
Reforma e ujit do të nisë me institucionet e shtetit dhe nëpunësit e administratës publike. Beteja sipas kryeministrit ka në fokus ndryshimin e mendësisë.
Ndermarrjet e ujesjellesit sipas kryeministrit Edi Rama janë kthyer në ndërmarrje punësimi ndersa sistemi i ujësjellësit aktualisht është i falimentuar. / abc news
https://youtu.be/2Vk9-kIwoxc