Rama: Nëse sot nuk ka reagim, do të kemi një republikë të KFOR-it në veriun e Kosovës

schedule12:18 - 28 Shtator, 2023

schedule 12:18 - 28 Shtator, 2023

Kryeministri Edi Rama i qëndron deklaratës së tij të pak kohëve më parë, se në veri të Kosovës mund të kemi një republikë të KFOR-it.

Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se kjo mund të ndodhë nëse nuk ka reagim, duke iu referuar sulmit ndaj Policisë së Kosovës pak ditë më parë në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv policie dhe u plagosën dy të tjerë nga një grup terrorist serb.

“Nuk jemi akoma aty, por mund të shkojmë edhe aty. E shikoni ju se çfarë ndodh? Kjo është diçka që, nuk do mençuri të veçantë, duhet vetëm përqëndrim te vija historike dhe te vija e sjelljes së aktorëve në fushë. Akoma nuk jemi aty, por nëse sot nuk ka reagime, do shkojmë aty. Nuk ka ndryshe. Me facebbok dhe në kolltuk, mund të nisësh avionë, helikopterë, raketa dhe ta shkatërrosh një herë e mirë armikun, por në realitet, në ballafaqimin e sotëm, punohet me streategji dhe me mençuri dhe me diplomaci”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!