Rama: Nëse PS nuk merr 71 mandate largohem nga politika

schedule22:03 - 22 Prill, 2021

schedule 22:03 - 22 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse PS nuk merr 71 mandate në parlament nga zgjedhjet e kësaj të diele do të largohet nga politika. Rama u shpreh në Opinion se në rast të kundërt, do vijojë të mbetet e hapur ftesa për bashkëpunim me Lulzim Bashën nëse ai ndahet nga Berisha, Kryemadhi dhe Meta, por jo për të bërë qeverinë bashkë.

“Shpresoj që PD do të reflektoj më në fund lidhur me vetveten e të kuptoj që biem ti biem në një vrimë dhe nga vrima del dhe gryka e pushkës vret dhe njerëz, nuk të çon asgjëkund jo më në pushtet. Do te jetë hapur për të ndërtuar një proces bashkëpunimi. Bashkëqeverisja mes qeverisë dhe opozitës nuk do të thotë të dyja palët në qeveri.

Por të ndërtohet një frymë bashkëpunimi, shqiptarëve duhet tu japim arsye të energjizohen me gjëra që bëjmë, e jo tu japim arsye që të thonë mbyll televizorin. Pastaj vendosen piketat se ku duhet të vendosim forcat bashkë për reformat në funksion të shtetit

 

Unë dhe PS do i mundim Lulzim Bashën, Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën më 25 Prill. Pasi ta mundim do shikojmë procesin. Do shohim nëse ndahet Lulzimi nga Saliu. Unë nuk jam këtu duke kërkuar një mandat të tretë për vetën time. Nuk më intereson në asnjë formë pushteti apo politika që nuk lidhet me një fitore apo mandate të qartë.

Nuk hyj tek ata kasapë që për pushtetin marrin jetë njerëzish. Unë këtë mandate e kërkoj sepse unë besoj që këto janë vitet kur ne mund të ngjitemi ku gjenerata jonë ka misionin. Projektet që janë të kryera dhe të financuara, kemi katër porta nga deti dhe katër nga qielli.

Kemi mundësinë ta bëjmë Shqipërinë eksportuese neto të energjisë. Këto janë gjëra që na japin një tjetër Shqipëri. Nëse unë marr mandatin për këto unë jam, nëse jo unë s’jam. Nëse unë duhet të ndërtojë një shumicë qeverisëse nga halli unë nuk jam”, tha Rama./mv.abcnews.al