Rama në zyrat e OSBE në Vjenë: Nesër fillojmë punën zyrtarisht

schedule16:15 - 8 Janar, 2020

schedule 16:15 - 8 Janar, 2020

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zyrat e OSBE në Vjenë, ku Shqipëria do të marrë nesër zyrtarisht  kryesinë dhe do ta drejtojë atë përgjatë vitit 2020.

Rama vizitoi disa prej zyrave, ku u prezantua me stafin q do të punojë nën drejtimin e Shqipërisë.

Nga koordinatori kryesor i kësaj zyre, Kryeministrit iu njoftua se një pjesë e janë shqiptarë ndërsa kolegë të tjerë i janë bashkuar skuadrës shqiptare të cilët janë nga gjermanë, italianë, norvegjezë, zviceranë dhe austriak.

“Qenkeni skuadër mikse këtu. Më falni, unë flas mirë shqip dhe italisht, gjermanisht nuk flas dot. Por zyrat janë shumë mirë. Kjo është më e rëndësishmja, apo jo...”,  tha Rama.

Kurse në zyrën për të Drejtat e Njeriut Rama u befasua nga prania e shtetasve norvegjezë.

‘‘Kaq shumë norvegjezë jeni këtu? Erdha të sigurohem që gjithçka po shkon mirë dhe se do të kemi një kohë pune të mirë bashkë’’, tha kryeministri.

Ndërkohë kryeministri e ka njoftuar vizitën e tij në Vjenë edhe në rrejtin e tij social:

“Vjenë – Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!