Rama në Vaqarr: Po merren të gjitha masat, do të kthehet në një lagje model

schedule16:53 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 16:53 - 16 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar sot në Vaqarr aty ku do të ndërtohet lagjia e re, pas shembjes së godinave nga tërmeti.

Gjatë vizitës Rama është takuar dhe me banorët, të cilëve u ka shpejguar të gjithë procedurën se si do të vijojnë punimet dhe shtoi se do të bëhet një lagje komunitet, ku shtëpitë dhe shërbimet do të jenë afër.

Rama ne Vaqarr: Po merren te gjitha masat, do te kthehet ne nje lagje model

Kryeministri Rama theksoi se po merren të gjitha masat që të gjitha shtëpitë e rrënuara dhe që nuk rindërtohen, të bëhen të reja.

“Për të gjithë bëhet më mirë. Në këtë rast është tokë shtet që ne do ta vëmë në dispozicion të banorëve. Per fëmijët bëhet mirë sepse kanë afër shkollën, çerdhen, kopshtin. Për më të moshuarit është shumë mirë sepse kanë afër qendrën shëndetësore. Në këtë mënyrë, fitojmë një lloj cilësie dhe shtëpitë do jenë shumë më të mira se ato që ishin. Po duhet edhe pak punë nga ana juaj për t’jua shpjeguar, se ndryshe është një mundësi e madhe e humbur dhe një mbetje në vend numëro. Nga kjo duhet të dalim te gjithë më mirë, familje, komuniteti”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!