Me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë në Turqi.
Ai është pritur nga Presidneti Erdogan. Pas shtrëngimit të duarve, kreu i qeverisë shqiptare së bashku me kreun e shtetit në Turqi nderuan himnin kombëtar shqiptar dhe atë turk.
Më herët, kreu i qeverisë zhvilloi një vizitë në në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut, ku nderoi figurën e reformatorit të madh, lider i Luftës Turke për Pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë.
/abcnews.al