Kryeministri Edi Rama vijoi fushatën elektorale në Shkodër.
Rama u shpreh se biznesi i vogël do e ketë taksën zero, deri në vitin 2029.
Kreu i qeverisë shtoi se nga taksa zero, i janë lënë biznesit 700 milionë euro.
”Jemi në diskutim për të sjellë edhe elementë të industrisë ushtarake në Shkodër. Do ishte shumë mirë për punësimin. Unë besoj që në këtë pikë nuk ka asgjë për të shtuar është i vetmi biznes i vogël në rajon, me taksa zero dhe tavanin 140 mijë euro. Janë tarifat e bashkisë, por po flasim për taksat qendrore. Deri në 2029, taksa do qëndrojë zero. Pastaj është histori tjetër. Janë një shumë e konsiderueshme. Janë rreth 700 milionë euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk janë marrë në arkën e shtetit. Është një shumë e konsiderueshme”, theksoi ai./abcnews.al