Rama në Rrogozhinë, sulmon Berishën dhe Bashën: Kanë sjellë këtu dy njerëz për të përçarë

schedule18:05 - 3 Mars, 2022

schedule 18:05 - 3 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Rrogozhinë. Në një takim me të rinjtë, kreu i qeverisë kërkoin votën për kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla për zgjedhjet e 6 marsit.

Ndër të tjera, Rama nuk la pa sulmuar kundërshtarët politikë. Kryeministri u referohet si “brava dhe vareja”, ndërsa sipas tij qëllimi kryesor është të eleminojnë njëri-tjetrin. Rama tha se Basha dhe Berisha kanë sjellë dy kandidatë për të përçarë.

“Ata këtu i sjellin të tjerë nga Tirana. Ata e kanë mendjen të eleminojnë njëri-tjetrin. Njëri do të kthehet dhe tjetri do të mos ikë. E kuptoni ca halli është ky kur kacafyten dy njerëz. Dhe ndërkohë, e kuptoni sa absurde është që dhjetëra mijëra njerëz tu shkojnë nga pas. Në fakt asnjëri prej atyre që u shkon nga mbrapa nuk do të nxjerrë asgjë. Njerëz që kanë sjellë këtu dy të tjerë për të përçarë, jo bashkuar. E keni parë që lufta e tyre është kush do të marrë më shumë vota. Jo rastësisht ka ndodhur që të identifikohen me dy objekte që nuk kanë lidhje me punën, brava dhe vareja. Dy objekte. Nëse doni ti vini një bravë Rrogozhinës, mos luni vendit. Nëse doni një bisht vareje këtu se vareja është në Tiranë, merrni dhe tundeni.

Unë nuk i njoh fare. Njërin e pashë që kishte pasur ca konvulsione me bazë alkooli. Po ca rëndësie ka. Mund të jetë burrë i mirë, por nuk mjafton. Njeriu i mirë është ai që shikon punët e veta. Qytetari i mirë nuk mjaftohet me kaq.

Me shumë kënaqësi jam këtu sot, pavarësisht se do të doja të mos kishim mbi kokat tona renë e trishtimit, por jam këtu me kënaqësi sepse e di që ne që kemi ardhur këtu për të thënë pse e mbështesim Edisonin, kemi ardhur për të kërkuar edhe mbështetjen tuaj. Është edhe një shembull pozitiv për dedikim ndaj komunitetin. Është kthyer nga jashtë për të qenë këtu. Është i njëjti që kam njohur që nga dita e parë, nuk është kapardisur, nuk ka vënë as peshë”, deklaroi ai. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!