Kryeministri bëri përpara strukturave të partisë bilancin e 6 vjetëve qeverisje. Rama pranoi se 2019 ishte viti i tij më i vështir politik, si dhe fajësoi Bashën dhe Metën për krijimin e një krize artificiale. Takimi i Ramës në një sallë teatri, pati të gjithë elementët e spektaklit, si të ishte një mitting elektoral.
Kishte zgjedhur t’i fliste partisë nga një sallë teatri dhe shqiptarëve nga një skenë e mirë kuruar, ku nuk mungonin elementët e spektaklit.
Bilancin e 6 vjetëve qeverisjeje, Edi Rama e nisi duke pranuar për herë të parë se kundërshtari e kishte vënë në vështirësi.
“Në të 6 vitet e mandatit tonë qeverisës ky ka qenë më i vështiri”.
Pranon se kontaktet e Lulzim Bashës në Gjermani nuk ishin aq të parëndësishme, por përkundrazi.
“Mundësia e komunikimit të drejtëpërdrejtë përmes marrdhënieve ndërpartiake na kishin krijuar një barrierë domethënëse”.
Nuk mban përgjegjësi për largimin e shqiptarëve për azil.
“Kush thotë se largimi i shqiptarëve lidhet me qeverisjen ose nuk kupton asgjë ose është i poshtër”
Thotë se Shengeni Ballkanin u projektua me Merkelin në lindje të Procesit të Berlinit, por dikush e pati Penguar.
Ka qenë i penguar deri para pak muash nga presidenti i serbisë sepse:
“ka qenë i penguar deri para pak muajsh nga presidenti i serbisë, se pse kjo e forconKosovën dhe Shqipërinë, nuk e dobëson”.
Thumbime ju dërgon politikanëve kosovarë që janë treguar kritikë për këtë projekt.
“Historia nuk shkruhet duke ndenjur në shtëpi dhe duke bërë patriotin me bizhama”.
Ilir Metës i thotë se është kthyer në një turp për traditën e shqiptarit.
“Është e turpshme dhe për të gjithë paraardhësit tanë që kur është shkruar kanuni i shqiptarëve që thotë që shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”
Në shteg, nxorri përmes regjisë dhe shtëpinë e tij…
Ajo vila ime në Surrel ka një formë që e ka të ndryshme, sic jam unë i ndryshëm nga të tjerët. Është një banesë e një familjeje shqiptare më shumë.efekt pyetje nga FB
Por shpjegimin e ka gati. Shtëpi të rrënuara ka 1600, ndërsa vila si ajo e tija, gjysmë milioni. Usink S jam si të tjerët
Nuk përjashton mëkatet e bashkëpunëtorëve të tij. SINK S kemi rënë nga qielli
I ngjashëm me një Stand Up Comedy apo One Man Shoë, Edi Rama, dirigjon gjithcka, kërkon vëmendjen e të gjithëve, si të ishte një mitting hapës i një fushatee elektorale, por nuk është gati të mirëpresë duartrokitjet e të gatshmes Elisa Spiropali.
Nuk ka nevojë për duartrokitje, nuk ka nevojë për duartrokitje, ti ke detyrë të merresh me palët për universitetin. Kjo është merita ime, ti ske meritë këtu./abcnews.al