Rama në një biznes privat: Lehtesimi i taksave sjell më shumë investime

schedule16:15 - 13 Janar, 2019

schedule 16:15 - 13 Janar, 2019

Ulja e taksave do të sjellë zhvillim të biznesit. Deklarata vjen nga kryeministri Edi Rama i cili vizitoi një biznes që përfiton nga politika e re e qeverisë dhe drejtohet nga një shtetas italian.

Kjo punishte e produkteve të brumit është një nga 11 mijë bizneset që përfitojnë ulje të tatimit nga 15 në 5%.

“Kemi kaluar start –up, po akoma jemi firmë e re. Produkti kryesor për ne është croissant ,që e shpërndajmë nëpër hotele, lokale”.

Sipërmarrësi italian i tregoi kryeministrit Edi Rama se shpenzimet që më parë ka bërë për të paguar taksat tashmë do t’i kthejë në investime.

“Ne shpresojmë që duke u rritur puna, të bëjmë ndonjë investim në teknologji se kemi nevojë të rrisim brendin tonë”.

Sipas Kryeministrit ky ishte dhe qëllimi i qeverisë kur mori këtë vendim.

“Ato lekë të hidhen për investime për teknologjinë dhe për rritjen e pagave”.

Biznese të tilla tha shefi i qeverisë janë pjesa bazë e sipërmarrjes që punëson dhe vetëpunësohet dhe se ulja e taksave është ajo që sjell zhvillim të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!