Rama në Londër: Dua votën tuaj. Tregojuni vendin atyre që shkatërruan Shqipërinë

schedule14:06 - 24 Nëntor, 2024

schedule 14:06 - 24 Nëntor, 2024

LONDËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkoi votën e shqiptarëve në Britani të Madhe, për ta integruar flamurin e Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian brenda 2030.

“Jemi përballur sfida të renda, por sot dhe përditë është më mirë se një ditë më parë.  E kam fjalën për forcën tuaj vendimmarrëse, përmes votës, për drejtimin dhe udhëheqjen e Shqipërisë drejt Evropës së bashku, ku në fund dhe flamuri ynë kombëtar do të ngrihet i barabartë mes të barabartëve si përfaqësi simbolike e shteti tonë në BE. Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare në Britani, ju sot nuk jeni thjesht bashkatdhetarë, jeni votues , që për herë të parë do merreni pjesë në zgjedhje duke ushtruar të drejtën e votës nga këtu ku jeni. Ju them ju dhe gjithë shqiptarëve se pranverën e ardhshme, unë e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë krenarë në sy të botës”, tha ai.

Më tej, Rama komentoi tubimin e një grusht të vogël njerëzish, që bënin thirrje të dëshpëruar kundër tij. Sipas Ramës, burimin i këtyre thirrjeve është në Tiranë.

“Ishin futur këtu disa si diversant, të cilët nuk janë fajtorë, sepse përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata, të cilët me votë pranverën e ardhshme se duhet të largohen njëherë e mirë nga oborri i mexhlisit tonë ku ka vend për të qenë të ndarë në pikëpamje, ide, në shumë qasje për se si ta bëjmë më të mirë Shqipëri, por nuk mund të këtë vend për ndasi që u shfaq sot këtu, të cilët nuk ndalonin së shari në shembullin e atyre që e kanë bërë parlamentin e Shqipërisë “Sokakun e të Marrëve” që shajnë, e shajnë dhe predikojnë shkatërrim”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!