Rama në Laç batuta me Lleshaj: E shef që ke ça “shef” Sandër?

schedule11:55 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 11:55 - 2 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama është ndalur pak më parë në qytetin e Laçit ku me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj kanë inspektuar disa nga godinat që sipas disa inxhinierëve të pranishëm ndërtesat nuk bëhen më pasi kanë shkatërrime strukturore.

Janë ato pallatet e ‘liri demokraci ndërto se është begati”, e mbani mend atë shprehjen? Urdhëro begatinë tani. Edhe jam unë i keqi pastaj që prish. Këtu duhet bërë e gjitha nga e para është muhabet kot ky”, tha Rama.

Hajde se nuk ka më ca të shohim andej”, tha në një moment ministri Lleshaj.

“Hajde nuk ka nuk ka, po prandaj jam udhëheqësi unë që të gjej shtegun aty ku s’ka. E shef që ke ça shef Sandër?”, iu drejtua ministrit Rama, teksa takoi një grua.

“Po mirë mbi përrua ka ndërtuar ky vëllai këtu? I ka hipur sipër përroit, vë dhe krevatin sipër edhe qejf o qejf. Tani duhen parë të gjitha historitë bashkë”.

Sandër Lleshaj: Ndërhyrja aty është mëse emergjende, sa herë bie shi aty bëhet nami.

Rama: Këta janë ata të Rama ik, imagjino të kisha ik unë kë do kishit tani.
Qytetari: Kryeministër të gjithë thonë Rama ik ne po themi Rama hajde tani”.

Rama: E di e di se ju ndërroi mendja juve tani. Nuk iki unë as sot as nesër.

Qytetari: Dua të më tregoni a të fle as mos të fle. Nuk dua as të ha as të pi.

Rama: Do durosh pak, sa fëmijë ke? Dy? Shko pyet gruan sa kollaj bëhen se ti e ke pasur kollaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!