Rama në krah të Vuçiç e Zaev: S’do të presim BE, brenda 2021 do kemi “Shengen” në rajon

schedule13:51 - 10 Tetor, 2019

schedule 13:51 - 10 Tetor, 2019

Kryeministri Rama deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të ngelen peng i procesit të Berlinit, por përmes një marrëveshjeje të arritur me Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev brenda vitit 2021 do të krijohet një “Shengen” në rajon.

Në takimin e organizuar nga Aleksandër Vuçiç në Novi Sad, kryeministrat Rama e Zaev kanë garantuar se takimi i radhës do të zhvillohet në Ohër dhe aty do të marrin pjesë edhe vende të tjera të rajonit. /ABC News Albania 24/7