Rama në konferencë me Di Maio: Italia është pranë nesh siç është BE pranë Ballkanit Perëndimor

schedule13:09 - 20 Nëntor, 2020

schedule 13:09 - 20 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me ministrin e Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, theksoi se Italia ka qenë gjithmonë mbështetje e Shqipërisë.

Rama tha se Italia është pranë Shqipërisë edhe në këtë situatë të pandemisë duke shprehur gatishmërinë për të siguruar vaksinën anticovid.

“Nuk mund të mos e kujtoj me mirënjohje dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të  Luigi Di Maio për të garantuar mbështetje të jashtëzakonshme për Shqipërinë.

Italia ishte jo vetëm me fjalë por edhe me vepra ne krye të radhës së vendeve mike që u rreshtuan krah Shqipërinë.

Sot ndajmë së bashku eksperiencën që po sprovon gjithë botën, me COVID-19. Falënderoj ministrin për gatishmërinë në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është në lëvizje. Italia është pranë nesh siç është BE pranë Ballkani Perëndimor , në radhë të parë për garantimin e vaksinës”, tha ai.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij Di Maio theksoi se Italia është në mbështetje të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE, ndërsa shtoi se dy vendet do të punojnë për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm.

“Nëse do të përshkojmë së bashku këtë rrugë , mund të kemi një të ardhme rozë. Duhet të bashkëpunojmë që të dalim nga kriza ekonomike”, u shpreh Di Maio.

/abcnews.al/