Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në Këshillin e Atlantikut u shpreh se për Shqipërinë Europa është shumë tepër se çfarë është për vendet e tjera, pasi vendi ka kaluar një jetë të vështirë. Ai theksoi se vendi është mbajtur peng i perandorive të cilat nuk i kemi zgjedhur. Më tej kryeministri tha se sa i përket integrimit në BE duhet të presim momentin e duhur.
“Një gjë për të cilët shqiptarët bien dakort është alenaca me SHBA-të. Theksoj se procesi i BE-së është shumë i rëndësishëm. Washingtoni është pranë nesh. Në këtë moment jo vetëm kemi shumë për të shkëmbyer por sa i përket sfidave të përbashkëta një prej të cilave është Irani, jemi të vetëdijshëm që kemi marrë një risk për të shpëtuar jetë njerëzish që kërcënohen”, theksoi Rama.
“Herën e fundit që ishin në skenën tonë në 2016 perpsektiva e rajonit ishte krejt ndryshe”, tha Frederic Kempe presidenti dhe kryeshefi ekzekutiv i Këshillit Atlantik, ndërsa pyeti kryeministrin Rama se cila është pritja kryesore, po shkohet në vendin e duhur apo jo? “Kur BE ishte në formë të mirë ne ishim ata të keqinjtë, tani që jemi në formë pak të mirë BE është në formë jo të mirë, na duhet të presim momentin ku jo vetëm të jemi ne të mirët, por edhe ata të jenë në formë të mirë. Nuk është ky momenti, është bërë progres i mirë. Është pozitive metodologjia e re, po bëhej makth skizofrenike, situatë ku komisioni ka ndjekur detyrat që duhet të përmbusheshin dhe këshilli që gjithmonë e më tepër mbetej peng i agjendave politike në vende të ndryshme.
Për ne, Shqipërinë e përmendët me nënqeshje pak dyshuese, ne jemi vendi i vetëm në Evropë që kemi 95% dëshirën e njerëzve për të qenë pjesë e BE, buzeqeshja juaj ishte si të thuash c’problem keni, në kohën kur britanikët u larguan, por për Shqipërinë Evropa është shumë më tepër se cështje për vende të tjera se ne kemi kaluar një jetë të vështirë duke u mbajtur peng i perandorive që nuk i zgjodhëm dhe kjo është e para jo mirëfilli, i pari vend ku donim të ishim prej një kohe të gjatë, njësoj si ti ikje përherë mallkimit të historisë e për të qenë të sigurt, është si martesa, duhet të martohesh që të kuptosh se nuk është e njëjta gjë që kishe menduar, por fakti që njerëzit divorcohen nuk të bën të heqësh dorë për tu martuar”, tha Rama.
“Që prej tre dekadave po luftojmë ti bëjmë zgjedhjet tona realitet, të ndjehemi të lirë në një shoqëri të denjë dhe shtet funksional. BE për Ballkanin Perëndimor është e vetmja alternative. Ne bëmë gjithçka që një vend duhe të bënte për çeljen e negociatave, asnjë vend nuk ka bërë aq shumë sa ne, këtë e them me fakte. Nuk është se po pretendojmë një dhuratë, por një udhërrëfyes të mirë të konsoliduar. Reforma në drejtësi që po kryejmë është reale dhe është e mundur vetëm për shkak të mbështetjes së SHBA dhe njohurive të BE-së. Për francezët kam thënë, nuk ka të bëjë me ne, por me ata, me vendimin e tyre se cfarë duan për veten e tyre dhe zgjerimin. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie, pasi do të kishte qenë më e ndershme që të thonin, që ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati të flasim tani, se duhet të zgjidhim ca probleme. Presidenti francez ka qenë më i drejtpërdrejti. Datë për negociatat? Kam thënë mjaftueshëm dhe jam zgënyjer mjaftueshëm, pasi me këta të gjithë nuk i dihet se janë 27 krerë shtetesh, që kanë 27 zgjidhje të ndryshme. Bashkimi Europian është një stimul i fortë dhe bazë dijesh në nxitjen e përpjekjeve tona,” tha më tej kryeministri Rama.
/abcnews.al