Rama në godinën e re të Transportit Rrugor në Berat: Kush akuzon për fasada le të rrijë pa larë

schedule11:44 - 4 Prill, 2022

schedule 11:44 - 4 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama ishte në Berat, ku ka inspektuar godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Kreu i qeverisë thekson se godina e re është një kompleks model në hyrje të qytetit, me shërbim me kushte optimale, shpejtësi e transparencë për 55 mijë drejtues automjetesh.

Rama shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Blelinda Balluku dhe drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe. Ky i fundit tha se ndërtesa është financuar vetëm nga buxheti i DPSHTRR, pas marrë asgjë nga buxheti i shtetit.

“Tokë e re, është blerë një truall i ri për ndërtimin, sepse ishim nëpër qoshe dhe kanale. Ndërtim krejt i ri. Shpesh na akuzojnë për këto ndërtimet e reja fasada. Nuk i është marrë buxhetit të shtetit asgjë”, tha ai.

Ndrysa, kryeministri pati një përgjigje edhe për kritikët që e akuzojnë për fasada. “Atyre që akuzojnë për ndërtimet e reja dhe fasadat ju duhet thënë po mirë; pse laheni, rrini pa larë dhe pa u krehur. Rrini ashtu siç ju ka bërë nëna dhe s’ka problem”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!