“120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD do të punësohen në Uzinën e Ferrokromit në Burrel”. Me këtë lajm e ka nisur ditën kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social facebook ku shkruan se falë një investimi prej 9 milionë Eurosh do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend.
Statusi i Ramës:
Mirëmëngjesi, dhe me këto sekonda të sapondezjes së furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku falë një investimi prej 9 milionë Euro do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD, ju uroj një ditë të mbarë…/abcnews.al