Rama në Elbasan: Papunësia në këtë qark është ulur 5.4 % vitin e fundit

schedule10:12 - 2 Qershor, 2018

schedule 10:12 - 2 Qershor, 2018

“Shkalla e papunësisë në këtë qark është ulur më 5.4 % është rezulatat inkurajues i shënuar vetëm në vitin e fundit  nëse ishte 13.6 % sot është 8.2 %”. Këtë deklaroi Kryeministri Edi Rama i pranishëm në panairin e punës në Elbasan

Sipas tij në territorin e Elbasanit vetëm gjatë muajit maj janë punësuar 241 persona.

Në sistemin e zyrave të Punës në Elbasan ka një përmirësim të ndjeshëm të rezultateve të punësimit, sepse metodologjia e ndryshuar ka krijuar një atmosferë të re dhe kushte ëpr rezultate shumë cilësore. 400 punëkërkues janë punësuar vetëm nga zyrat dhe 525 punëkërkues  janë dërguar për formim profesional. 80 punëkërkues financohen nga programet e nxitjes së punësimit dhe aktualisht jemi në kushtet ku  vetëm gjatë muajit maj në këtë territor janë punësur 241 persona”- deklaroi Rama.

Grupmosha që ka dalë nga ndihma ekonomike është 24-45 vjeç, tha Rama, e cila nuk mund të mjaftohet me lëmoshë të ndihmës ekonomike. Rama theksoi se Zyra e Shërbimit Kombëtar të Punës mundëson punësim real edhe për shumë individë nga familje të dala prej skemës së ndihmës ekonomike

“70% e persona që kanë dalë nga ndihma ekonomike janë persona  24-45 vjeç grupmosha më aktive që s’mund të mjaftohet me një lëmoshë të ndihmës ekonomike”.

Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që kërkojnë punë të vijnë dhe të kontaktojnë me kompanitë, pasi në Panairin e Punës, janë afishuar 1567 vende të lira pune të kategorive e profileve të shumëllojshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!