Rama në Davos me kryeministrin kroat, kërkon kujdes për rastin e Ballist Morinës

schedule19:35 - 25 Janar, 2018

schedule 19:35 - 25 Janar, 2018

Në takimet e ditës së sotme në forumin e Davosit në Zvicër, kryeministri Rama ka biseduar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në faqen Facebook të kryeministrit, thuhet se të dy kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe ecurinë e dialogut mes Serbisë e Kosovës.

Zyra e shtypit e qeverisë, bën të ditur se Kryeministri Rama është takuar me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic. Homologut kroat kryeministri Rama i ka kërkuar një një vendimmarrje të drejtë dhe të ndershme të autoriteteve për Ballist Morinën. Kryeministri Plenkovic e siguroi zotin Rama, se rasti i Ballist Morinës do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare.

Shefi i qeverisë ka takuar edhe kryeministrin hollandez, Mark Rutte, me të cilin ka folur për rëndësinë strategjike të celjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, për vendin tonë, por edhe për të gjithë rajonin. /abcnews.al