BELGJIKË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Bruksel – Me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Europian”, shkruan Rama, ndërsa ndau me ndjekësit e tij në Facebook foto nga takimi me presidenten e KE-së.
Më herët, Rama zhvilloi një takim edhe me Presidentim e Këshillit të Evropës (KiE), Charles Michel.
Ai nëpërmjet një statusi në X shprehet se në takimin me kryeministrin Rama ka biseduar për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian./n.m.abcnews.al