Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Berlin ku mori pjesë në samitin per Ballkanin Perendimor u prit në një takim nga eurodeputeti Knut Fleckenstein. Këtë e ka bërë të ditur vetë eurodeputeti Fleckenstein në një postim në Twitter të cilin e ka shoqëruar dhe me dy foto me shefin e qeverisë shqiptare.
“Një bisedë e mirë për nevojën për të filluar negociatat e pranimit në BE me Shqipërinë. Pranimi i Shqipërisë në BE është një qëllim i përbashkët”, shkruan eurodeputeti në Twitter.
Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama po përmes Tëitterit flet për dy takime të tjera pozitive mbi Shqipërinë, me kryetaren e SPD, Andrea Nahles dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul.
“Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim”, shkruan shefi i qeverisë, i cili gjithashtu ka dhe një reagim dhe për ata që flasin për një tjetër situatë nga Berlini.
“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialog./ABC News Albania