Kryeministri Edi Rama është shprehur i pashqetësuar për këtë protestë të opozitës ditën e nesërme. Në takimin për “Bashkinë që duam” në Berat, kryetari i qeverisë ka deklaruar se betejën e kanë me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve pasi përballë kundërshtarëve politikë ka fituar gjithmonë.
Nuk priste kryeministri Edi Rama që opozita të bënte atë që e quan budallallak të radhës. Banorëve të Beratit që i kishte mbledhur për të folur për bashkinë, u tha edhe që të prekurit nga sjellja e opozitës janë vetë opozitarët pa mandat.
Nuk ndjen aspak keqardhje se e pret humbja e radhës opozitën sipas tij ,por shpreh shqetësimin se ekonomia po dëmtohet. Kryeministri Edi Rama i qetëson edhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale se nuk ka ndërmend të lëvizë nga karrigia e tij.
Ua thotë edhe grave që i kanë burrat demokratë. Fitorja e pret Partinë Socialiste në zgjdhjet vendore, të garantuar e kanë edhe në Berat tha kreu i qeverisë.
Më shumë investime i presin këto bashki sipas kryeministrit Edi Rama. /abcnews.al