Rama në Athinë/ Zero fjalë për Belerin, por në fund mesazh personal për Mitsotakis

schedule16:04 - 12 Maj, 2024

schedule 16:04 - 12 Maj, 2024

Mes qindra flamujsh kombëtar dhe europianë që valëviteshin pa pushim në stadiumin “Galatsi”, kryeministri shqiptarë u prit nga emigrantët në Greqi, të zgjedhur të parët në turin e takimeve që ai nisi këtë të diel.

Kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Momenti që u brohorit më shpesh gjatë fjalimit të tij të gjatë ishte kur në qendër pati përpjekjet e sakrificat e shqiptarëve për tu pranuar nga grekët dhe për tu bërë të barabrarë në shtetin fqinj.

Gjakosët duart dhe dërmuar kurrizin me punët më të rënda, u përballët me gjithë farë shprehesh të arrogancës së fqinjit të pasur, me të varfër…
Por shqiptarët nuk u tërhoqën, tha Rama dhe kthyen një faqe të re të jetës së tyre në Greqi.”

“Ju erdhët luftuat, fituat dhe mos e harroni kurë, me ligj e me zakon, Greqia është e juaja, po aq sa është e grekëve. Bashkë me grekët, ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë. Jeni pjesë e një kombi që nuk zhbëhet kurrë.”

Këtu sfidoi dhe shtetin grek.

“Greqia ka nevojë për ju por edhe politika greke, vendimmarrësit e këtij vendi e kanë të plotë, se Greqia ka nevojë për ju, njësoj si ju keni nevojë për të”.
Sfidën e vijoi më tutje, kur erdhi momenti për të prekur temat politike e sjelljet e palës greke, sikundër është ligji i luftës në fuqi.

“Po si ka mundësi që dy shtete që kanë nënshkruar traktatit të mos jetë shfuqizuar ligji i luftës dhe pasojat… e tij. unë dhe qeveria jonë që ky abusditet të largohet nga tryezat tona, ashtu sikundër jemi përpjekur ti adresojmë me dialog, e mirëkuptim, të gjitha çështjet, sepse unë kam binde të palëkundur që të gjithë të zgjidhet pa kaluar dhe 80 vite të tjera.”

Kryeministri aktual i shtetit fqinj, Mitcotakis ka qenë më i hapur për të dialoguar çështjet ende pa zgjidhje mes dy vendeve, sic është ajo që emigrantët atje presin.
“Më në fund me qeverinë aktuale, se me ato më përpara nuk bëhej fjalë, kemi arritur të çelim negociata për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Është një marrëveshje që deri më dje nuk arritën të ….komplekse për shkak të faktorit shqiptar këtu në Italinë. Kemi hapur dhe dialogun dy palësh për marrjes së nënshtetësisë me natyralizim. Jam i bindur që shumë shpejtë do të merrni lajme të mira. Një tjetër synim i dakordësuar.

Këtu gjeti dhe mundësinë për tu kërkuar ndjesë për çdo gabim që mund të jetë bërë në këto vite të qeverisjes së tij.

“Gabime unë mund të kem bërë plotë deri këtu, në këto 10 vite, ju kërkojnë ndjesë për çdo gabim që ju mendoni se kam bërë, por kurë në asnjë rast …ata që me votën e tyre.
Emri i Fredi Belerit u përmend shumë në mediat greke, në këto javë planifikimi të këtij takimi në Athinë, por Rama e anashkaloi plotësisht, ndërsa ishte kryeministri grek që mori një mesazh nga stadiumi mijëra shqiptarëve.

Në fund: të fala nga ne e shqipëtarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!