Kryeministri Rama ditën e sotme ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit kundër Covid-19, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Gjatë bisedës me personelin mjekësor, një nga pjesëtaret e stafit bëri me dije se vaksina e Covid duhet të qëndrojë në temperature -18 gradë celsius.
Ministrja e shëndetësisë tha se ditën e sotme janë planifikuar të vaksinohen 60 mjekë, infermierë dhe epidemiologë.
Ndërkohë shefja epidemiologjisë Silva Bino tha se asnjë dozë nuk është e humbur dhe se organizimi është bërë në mënyrë të tillë që çdo person të vaksinohet në kohën e duhur, ndërsa theksoi se brenda ditës mund të vaksinohen brenda ditës.
/abcnews.al/