Në festën e Birrës në Mynih, njohur me emrin Oktoberfest, janë ekspozuar edhe veshjet tradicionale shqiptare.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u shpreh se xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale.
“Parakalimi i veshjeve tona tradicionale, për herë të parë në Oktoberfest, njëra nga festat më popullore në botë, ku Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale”, shkruan Rama.


