Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rama ndan pamje nga puna për “Lungomare 3”: Një frymëmarrje e re për Vlorën turistike 2030

schedule15:42 - 30 Tetor, 2025

schedule 15:42 - 30 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një video që prezanton projektin e ri “Lungomare 3”, bypassin që do të shtrihet mbi kodrat e rrugës Vlorë–Orikum.

Sipas Ramës, ky projekt do të krijojë një infrastrukturë moderne që do të lehtësojë lëvizjen drejt zonave turistike dhe do të sjellë një transformim të ndjeshëm urbanistik për qytetin bregdetar.

“Bypassi që shtrihet mbi kodrat e rrugës Vlorë–Orikum do të mundësojë një frymëmarrje krejt të re për Vlorën turistike 2030”, shkruan Rama në postimin e tij.



Projekti “Lungomare 3” është pjesë e planit të zhvillimit afatgjatë të qeverisë për të forcuar potencialin turistik të Rivierës shqiptare dhe për ta shndërruar Vlorën në një qendër të rëndësishme turistike mesdhetare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!