Rama: Ndalohet pagesa e qirave për qytetarët dhe bizneset

schedule13:23 - 2 Prill, 2020

schedule 13:23 - 2 Prill, 2020

Kryministri Edi Rama është shprehur se për shkak të koronavirusit bizneset e vogla dhe familjarët të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën kanë të drejtë që të mos e paguajnë qiranë.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se pjesë e kësaj kategorie që do të përfitojnë nga ky akt normativ janë dhe të gjithë ata që e kanë humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin!

Ndër të tjera ai është shprehur se qeradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse.

Postimi plotë:

Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës!

Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin!

🔴 Deri në zmbrapsjen e armikut, qeradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse!

🔴 Për çdo rast presioni nga qeradhënësit, subjektet qeramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve!

*kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet./abcnews.al