Rama ndalet tek një tjetër kontinent, publikon shifrat: Sa turistë nga SHBA dhe Kanadaja vizituan Shqipërinë

schedule12:45 - 16 Gusht, 2022

schedule 12:45 - 16 Gusht, 2022

Teksa prej ditësh, kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e turistëve europian në Shqipëri, sot është ndalur tek një tjetër kontinent.

Sipas Ramës këtë vit nga Amerika kanë ardhur 76 mijë turistë në 7 muaj, ose thënë ndryshe 50 % më shumë se vitin e kaluar.

Ndërkohë nga Kanadaja sipas Ramës ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve, në total 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të një viti më parë.

Postimi i Ramës:

Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj.

Dy blogerët kanadezë 🇨🇦 Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane 🇺🇸 kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike.

76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë;

E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet.

/abcnews.al/