Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur ditën e sotme takime me qytetarë dhe biznese në njësinë nr. 11 në Tiranë.
Gjatë takimet me qytetarët Basha tha se ndryshimi i vendit do të vijë me 25 prill nga shqiptarët që do të bëhen të gjithë bashkë.
“Paratë e emigrantëve nuk do të shkojnë thjesht për bukë për fëmijët e tyre, por do t’i hapim rrugë që të vijnë të investojnë këtu”, u shpreh Basha. Ndërkohë qytetarët theksuan se në këto 8 vite kryeministri Edi Rama shkatërroi vendin.
Basha gjithashtu pati një pritje të veçantë nga simpatizant të kësaj zone. Duke i falënderuar për këtë surprizë, ai u shpreh se vota në 25 prill është nisja e një vizioni të ri për Shqipërinë dhe bërjen realitet të planeve.
“Surpriza juaj, e mrekullueshme. Faleminderit! 25 Prilli të jetë një ditë e bashkimit dhe e fitores për të gjithë shqiptarët. Natyrisht, më takon mua dhe Partisë Demokratike ta drejtojmë ndryshimin që mezi prisni të gjithë. Ndryshim në ekonomi, ndryshim në arsim, ndryshim në paga, pensione, në shpresë dhe në besim. Ndryshim për rininë, ndryshim për gjyshërit dhe gjyshet shqiptare. Është plotësisht i mundur sepse kemi besimin, kemi vizionet, kemi planin dhe vendosmërinë dhe përvojën për të filluar për t’i bërë këto plane realitet për të gjithë qytetarët. Kontrasti është i qartë, gjithmonë e më shumë shqiptarë po na bashkohen për ndryshimin dhe besojnë te ndryshimi dhe e kuptojnë se ndryshimi do të vijë vetëm kur të jemi të gjithë bashkë kundër një grushti të vogël që nuk e do ndryshimin se ju pëlqen kështu”, u shpreh Basha.
/abcnews.al/


