Rama: Mungesa e fëmijës në shkollë do t’i shkojë prindit në telefon

schedule16:35 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 16:35 - 17 Dhjetor, 2021

Me avancimin e procesit të dixhitalizimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë shpejt mungesat e nxënësve në shkollë do t’u shkojnë prindërve në telefon.

“Për pak kohë të gjithë mungesat në shkollë prindërit do t’i marrin në telefon. Menjëherë në telefon do  e marrin lajmin për mungesën apo për mungesat, kur të vijë çuni nga shkolla sepse gocat nuk mungojnë, e kur ti bëhet pyetja si shkoi sot mësimi do  e ketë të pamundur që të thotë shkoi mirë shumë”, tha Rama.

Gjatë një bashkëbisedimi me një të moshuar, teksa ky i fundit po i shprehte shqetësimin e qenve të rrugës, Rama ia ktheu me batutë duke thënë se në këto ditë që kanë ardhur, “kemi merak se kafshon kujdestari qenin”.

Kemi merak se na kafshon qenin kujdestari se kështu si ka ardhur puna këtu si dihet. Shoh që bëjnë ironi po ku janë pensionistët online, kemi raste që e përdorin shumë Këta që thonë se ku dinë të përdorin pensionistët sistemin thonë kështu se nuk dinë ta përdorin për vete”, u shpreh kryeministri.

“Gjithsesi mua aty më ke, online”, tha i moshuari. “1.8 milionë pensionistë përdorin sistemin”, shtoi Rama.

Në Lezhë u zhvillua sot takimi i radhës në ciklin e takimeve sensibilizuese, mbi Bashkëqeverisjen si Ligj i ri, me qëllim promovimin e risive që sjell ky ligj. E transformuar tashmë në një mekanizëm të rëndësishëm ligjor, bashkëqeverisja Rama tha se do të mundësojë për qytetarët çlirimin nga pesha e administratës dhe vënien para përgjegjësisë të çdo nëpunësi që shpërdoron detyrën përmes vonesave dhe sorollatjeve në dhënien e shërbimit.

Kryeministri Rama informoi se në ligjin e ri, jo vetëm sanksionohen të gjitha detyrimet pushtetit ekzekutiv dhe bashkive për t’ju dhënë përgjigje në kohë reale qytetarëve, por ka edhe një mekanizëm tjetër sanksionesh financiare për ata që janë përgjegjës për mos përgjigjen apo mos zgjidhjen e problemit të qytetarëve. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!