Rama: Mos kini frikë nga shqiponja

schedule13:45 - 26 Qershor, 2018

schedule 13:45 - 26 Qershor, 2018

“Mos kini frikë nga shqiponja është emri i llogarisë bankare, ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit”.

Ky është reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama pas ndëshkimit me gjobë që iu bë dy lojtarëve shqiptarë të ekipit zviceran. Në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi.

“Llogaria bankare është hapur falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë”, përfundon statusin e tij kryeministri Edi Rama./abcnews.al