Rama-Metës: Gjykata e re Kushtetuese do i japë fund maskaradës

schedule13:21 - 12 Janar, 2019

schedule 13:21 - 12 Janar, 2019

Për kryeministrin Rama, Ilir Meta është pengmarrës i Kushtetutës nga zyra e Presidentit. Në një reagim në rrjetet sociale, ai theksoi se nuk do të merret me të dhe se do të jetë Gjykata e re Kushtetuese që do t’i japë fund maskaradës siç e quajti ai.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”.

Mëngjesin e kësaj të shtune Ilir Meta në një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Kryeministrit Rama deklaroi se, “Sot në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Sipas Metës, Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme dhe diplomatë të sprovuar që mund të marrin drejtimin e dikasterit të Punëve të Jashtme./abcnews.al