Nuk mori pjesë në Samit, Rama mesazh Kosovës: Konflikti me Serbinë zgjidhet duke u afruar

schedule10:59 - 8 Qershor, 2022

schedule 10:59 - 8 Qershor, 2022

Nga Ohri, kryeministri Rama i ka dhënë një mesazh Kosovës, e cila nuk pranoi t’i bashkohej samitit të nismës Ballkani i Hapur.

Rama u shpreh se konflikti i vjetër me Serbinë zgjidhet vetëm duke u afruar.

Rama: Ne kemi ndërtuar një mekanizëm për zjarret dhe njerëzit do të kenë mundësi të shikojnë provat e këtij mekanizmi për të ndihmuar njëri tjetrin, me logjistikë dhe mjete nga ajri kundër zjarreve. Më mirë të digjen pyjet se sa të na ndihmojnë “shkjau”. Unë nuk i besoj këto, unë besoj fort se sa më shumë të afrohemi aq më shumë shanse ka të zgjidhim dhe konfliktet, aq më shumë mundësi ka të bëhet paqja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një temë për të cilën unë nuk kam asnjë dakordësi me presidentin e Serbisë. Por këtu zgjidhja është shumë e thjeshtë, ose kjo mosdakordësi kthehet në një konflikt permanent me të gjithë boshllëqet që mbeten në ekonominë tonë, në sigurinë tonë e kështu me radhë, ose e kundërta duhet bërë, të afrohemi sa më shumë që të kuptojmë sa më shumë njëri-tjetrin dhe në fund njerëzit të jenë të vetëdijshëm që e ardhmja është më e rëndësishme se e shkuara.

Në samitin e Open Balkan merr pjesë për herë të parë Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, ndërsa edhe këtë herë mungon Kosova. Në samitin e Ohrit, është i pranishëm është edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim i KE, ndërsa mësohet se  do të marrë pjesë online edhe i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!