Menjëherë pas këtyre deklaratave, kryeministri Edi Rama mësohet t’u ketë dërguar një mesazh deputetëve socialistë, të cilëve u kërkon që të mos replikojnë me kolegët e opozitës, që ai i quan “të arratisur”.
Ndër të tjera në mesazhin e Ramës thuhet se socialistët nuk duhet t’u përgjigjen më akuzave e shpifjeve që bën opozita.
“E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek njerëzit e zakonshëm pa dallim dhe komunikimi ynë do të jetë për ta e me ta”,– thotë Rama, duke shtuar se reagime ndaj deputetëve të arratisur do të ketë vetëm nëse kjo i shërben komunikimit me qytetarët.
“Le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre dhe le të vlojnë së bashku në zjarrin e mandateve të tradhtuara”, thotë ndër të tjera Rama në mesazhin e tij drejtuar deputetëve socialistë./abcnews.al