Rama mesazh Bashës: Lëri kapsollat! Kur do flasim?”

schedule22:22 - 13 Maj, 2019

schedule 22:22 - 13 Maj, 2019

Pas përfundimit të protestës së pestë kombëtare të opozitës së bashkuar, ka reaguar Kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjete sociale kreu i qeverisë i dërgon mesazht kreut demokrat që të lërë protestën dhe të dialogojë.

“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobusin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021!Kur do flasim?”– shkruan Rama. /abcnews.al